18 muaj ka zgjatur aventura e Neymar te Al Hilal. Braziliani i dha lamtumirën shokëve të skuadrës në një fjalim tepër emocionues.

32-vjeçari pranoi se tifozët dhe ekipi i dha dashuri në një periudhë tepër zhgënjyese dhe të vështirë në Riad, ku u pengua nga dëmtimet e shumta për të shfaqur talentin e tij në fushën e lojës.

“Do të doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë tuaj. Për mua ishte një kënaqësi e madhe të përfaqësoja këto ngjyra, por ka qenë një kohë e shkurtër. Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan ashtu siç e kisha imagjinuar. Nuk isha në gjendje t’ju ndihmoja ashtu siç doja në fushë, ku bëj gjënë time të preferuar në jetë, që është të luaj futboll. Jam shumë i lumtur që ju takova të gjithëve dhe më vjen keq për çdo gjë. Unë jam një djalë që i dua garat dhe e urrej të humbas. Ndonjëherë e lë stërvitjen i zemëruar, por kjo është vetëm një pjesë e saj. Faleminderit për dashurinë tuaj. Ju uroj fat të gjithëve, dhe unë do të bëj tifo që të fitoni gjithçka dhe do t’ju përqafoj të gjithëve nga larg”, u shpreh Neymar.

32-vjeçari pësoi një lëndim në gju në ndeshjen kualifikuese të Brazilit për Kupën e Botës kundër Uruguait në Tetor 2023 dhe për ta lënë shpesh jashtë fushave të lojës.

Neymar ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Al-Hilal që kur u transferua nga Paris St Germain për një shifër prej rreth 90 milionë Euro në Gusht 2023.

Mediat braziliane shkruajnë se Neymar, i cili ka shënuar 79 gola për kombëtaren, do të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë Santos pasi u largua në vitin 2013 për t’iu bashkuar Barcelonës.

Ai u transferua te PSG nga katalanasit për një tarifë rekord prej 222 milionë Euro në Gusht 2017.

Klan News