Në Lezhë uli siparin festivali folklorik tipologjik kombëtar i Rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë.

Edicioni i 14-të i këtij organizimi bëri bashkë 18 grupe artistësh nga Shqipëria dhe trevat e tjera.

Mes pjesëmarrësve kishte edhe artistë të rinj të cilët sollën më të mirën e traditës.

Synimi i aktivitetit është jo vetëm promovimi i muzikës popullore por edhe përcjellja te brezi i ri.

Festivali zgjati dy netë ndërsa në fund u ndanë edhe çmime për artistët dhe grupet më të vlerësuara.

Me këtë aktivitet Lezha u kthye sërish në vend takimi për artistët popullorë duke dëshmuar edhe njëherë ruajtjen e traditës që vijon të jetojë ndër breza.

Klan News

/tvklan.al