Jo vetëm për detin, por turistët e zgjedhin Lezhën edhe për historinë. 26,500 vizitorë kanë zgjedhur atraksionet historike të qytetit në tetë muajt e parë të këtij viti.

Më i preferuari mbetet Memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut që zgjidhet jo vetëm nga vendas, por veçanërisht edhe nga turistë të huaj.

Veç vendvarrimit të Skënderbeut turistët vizitojnë edhe destinacione të tjera.

Harta e turistëve është zgjeruar këtë vit ndërsa nuk mungojnë as turistët nga vende të largëta.

Referuar statistikave, numri i vizitorëve është 15 përqind më i lartë krahasuar me janar-gushtin e vitit të shkuar.

Autoritetet presin që ky trend pritet të vijojë edhe në muajt e mbetur të këtij viti, dhe shifrat parashikohet të shkojnë në 40 mijë vizitorë.

Klan News

/tvklan.al