Rihanna dhe A$AP Rocky i kanë premtuar avokatit të reperit, Joe Tacopina se fëmija i tyre i ardhshëm do të marrë emrin e tij.
Reperi 36-vjeçar u lirua nga akuzat për plagosjen e shokut të tij të fëmijërisë. Tacopina udhëhoqi betejën ligjore drejt triumfit dhe ka deklaruar se çifti, të cilët kanë dy djem, i kanë thënë se do t’i vendosin emrin e tij.
“Më kapën dhe më thanë, ‘dëgjo, fëmija ynë i ardhshëm do të quhet A$AP Joe. U thashë ‘po e pres!’”, tha ai për Extra. Më pas shtoi se Rocky i kishte thënë që “e donte dhe se janë familje”.
Rocky rrezikonte të dënohej me 24 vite burg, por u shpall i pafajshëm të mërkurën. Sapo u dha vendimi, ai ‘fluturoi’ drejt krahëve të Rihanna e familjes së tij që prisnin në ankth.
Reagimi i tij fillimisht e shqetësoi avokatin që tha se reperi filloi të festonte pa mbaruar ende vendimi. Tacopina tregoi edhe për ndikimin që gjyqi pati te Rocky, i cili “s’e dinte nëse do të shkonte në shtëpi dhe të shihte fëmijët e tij atë natë apo do të niste një dënim që do të zgjaste me dekada. Më moridhe më tha, ‘Joe, dua ta dish, unë e di sa fort ke luftuar këtu. E di çdo gjë që ke bërë dhe të vlerësoj shumë. Është një moment shumë serioz për të dhe ai ka gjëra të tjera, por mendoi të thoshte ‘Ta falenderoj këtë djalin’. Ishte shumë e veçantë”.
Pas dhënies së vendimit, edhe Rihanna reagoi përmes rrjeteve sociale duke lëvduar Zotin.





/tvklan.al