Faza finale e Ligës së Kombeve që do të shpallë fituesin e edicionit 2026-2027 premton spektakël, pasi goglat në shortin e Nionit kanë risjellë në skenë duelin e hekurt mes Spanjës dhe Francës, ndërsa në çerekfinale do të luajnë gjithashtu Holanda me Portugalinë, Belgjika me Gjermaninë dhe Anglia me Norvegjinë.

Gjatë shortit u mësua gjithashtu edhe rruga drejt finales së madhe të Nations League, ku fituesi i Spanjë-Francë do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e Holandë-Portugali dhe dy çiftet e tjera mes tyre.

Ndeshjet çerekfinale të këtij kompeticioni do të luhen në mars, ndësa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor.

Përveç shortit për Ligën A, në Nion u mësuan edhe duelet për qëndrimin apo rëniet në Ligat e tjera, si Bosnjë-Danimarkë, Irlandë-Kroaci apo Qipro-Maqedoni.

Kombëtarja shqiptare e siguroi direkt ngjitjen në Ligën B pasi e mbylli e para në grupin e saj C1 duke koleksionuar 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura.

Kuqezinjtë fituan gjithashtu të drejtën për “Play Off”-in e Europianit, por ky short do të hidhet pas përfundimit të eliminatoreve. 

/tvklan.al