Drafti i dakordësuar i Ligjit për Financimin e Partive është diskutuar në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Edhe pse është dokument që nuk është pjesë e ligjit elektoral, pasi përcakton kushtet e financimit dhe kontrollin e të ardhurave e shpenzimeve të subjekteve politike jashtë fushatave elektorale, nga të dy bashkëkryetarët u vlerësua fakti se produkti i ekspertëve është konsensual.
Por konsensusi për këtë çështje duket se do të vështirësohet për dy çështje të tjera që demokratët propozuan të bëhen pjesë e punës së komisionit, edhe pse nuk janë rekomandime të ODIHR-it: rikthimi i koalicioneve në formën që ishin përpara vitit 2020, si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
E nëse çështja e koalicioneve është tabu për socialistët, të cilët nuk kanë asnjë plan për ta bërë objekt diskutimi, për sistemin Gjiknuri hodhi një propozim të ri. Kjo çështje, por edhe propozimi i kryeministrit për të ulur në 101 numrin e deputetëve, bashkëkryetari socialist kërkon të diskutohen së bashku si pjesë e një dakordësie politike.
Demokratët u shprehën kundër ndryshimit të numrit të deputetëve, sepse sipas tyre kjo do të ulte mundësitë e partive të vogla për të zënë vend në parlament.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 