Ngjyrat dhe format ndryshojnë sipas funksionimit të trurit

Dizajnerja Anouk Wipprecht ka krijuar një fustan që e ndryshon formën bazuar në aktivitetin e trurit të personit që e mban veshur. Fustani 3D ka marrë emrin Pangolini, i cili lidhet me trurin e njeriut duke përdorur 1.204 sensorë.

Ky fustan ka marrë këtë emër për shkak se sensorët e tij ngjajnë me pangolinët. Kjo veshje do të lëvizë dhe do të ndriçojë bazuar në valët që merr prej trurit.

Në momentin që aktiviteti i trurit të njeriut është më intensiv, dritat lëvizin, ndërsa krahët në shpatullat e veshjes përplasen.

Kur personi në fjalë qetësohet, dritat ndriçojnë në ngjyrë vjollcë. Ky fustan pritet të paraqitet në festvalin Ars Electronica në Austri.

Klan Plus