Kategoria Superiore do të luajë sot një ndeshje interesante, teksa në distancë do të përballen babë e bir, Glen dhe Ilir Daja.

Ndeshja Elbasani-Dinamo sjell derbin në familje, edhe pse fati e donte që të mos jenë pranë njëri-tjetrit në pankinë. Ilir Daja është i pezulluar nga komisioni i Disiplinës.

Përtej emocioneve familjare, dueli është i rëndësishëm për vetë klasifikimin, pasi si Elbasani ashtu edhe Dinamo kërkojnë rikthimin tek fitorja.

Verdheblutë u mundën nga Vllaznia në javën e fundit dhe duhet të reagojnë patjetër për të qëndruar në pjesën e sipërme të tabelës.

Dinamo nga ana tjetër ka 3 ndeshje pa fitore, duke koleksionnuar 2 barazime dhe 1 humbje. Kreu është 10 pikë larg, prandaj kërkohet reagim për të mos humbur terrenin me Egnatian.

Këta të fundit do ta luajnë ndeshjen e javës së 12-të po sot përballë Skënderbeut.

Korçarët do të kërkojnë të ruajnë trendin e rezultateve pozitive të javëve të fundit ku kanë arritur 3 fitore dhe 2 barazime.

Ditën e shtunë do të luhen 2 ndeshje të tjera, Teuta-Laçi dhe Partizani-Vllaznia. Java do të mbyllet të dielën me sfidën Vora-Tirana.

/tvklan.al