Policia arreston autorin, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje

Merr fund pengmarrja në Holandë. Policia ka mundur të lirojë personin e fundit i cili mbahej peng në një kafene nga një person i armatosur në qytetin Ede.

Autori hyri në orët e para të mëngjesit brenda ambienteve të kësaj kafeneje duke kërcënuar se e do të hidhte në erë një bombë. Fillimisht efektivët e policisë liruan 3 pengje të cilët besohet se ishin pjestarë të stafit të kësaj kafeneje. Gjithashtu u evakuuan 150 shtëpi ndërsa qytetarëve iu kërkua të qëndronin larg zonës.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë autorin të marrë peng këta persona. Deri më tani nuk ka prova se ngjarja ka të bëjë me një sulm terrorist ndërsa për momentin policia ka zgjedhur të mos ndajë më shumë detaje me publikun.

Klan News