Sfond i ri në pistën që dërgon Thiago Mottën në stolin e Juventusit. Mes palëve duket se është krijuar një distancë që peshon jo pak në arkat e përgjithshme të bardhezinjve.

Një milionë e gjysmë në vit dhe në total rreth 9 milionë euro. Shifër e konsiderueshme për torinezët, që po përjetojnë një nga momentet më të vështira në historinë e tyre.

Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat italiane. Tekniku brazilian ka kërkuar 5 milionë euro neto në sezon, kundrejt 3.5 milionëve të ofruara nga Juventusi, plus 1.5 milionë të tjera për stafin e tij.

Shifra të larta duke parë eksperiencën e paktë që Motta ka në stol, por dëshira është e madhe në radhët e Juventusit.

Bardhezinjtë janë gati për ta rritur ofertën në 4 milionë euro neto ndoshta duke përfshirë edhe disa bonuse. Gjithsesi ajo që dihet është fakti që torinezët po evoluojnë në bazë që përgjigjes së Mottës.  Juventusi i së ardhmes duhet të ndërtohet rreth ideve të 41-vjeçarit.

Klan News