I kanë kaluar afatet e paraburgimit, akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Vendimi është marrë këtë të martë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka ndryshuar masën e sigurisë nga‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Ky vendim është marrë për shkak se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Ai akuzohet se ka lejuar ndërtimin e disa kateve shtesë pa u zbardhur vendimi dhe për tenderin e vijës bregdetare.

Pak javë më parë GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte seanca u shty për më 18 Mars.

Klan News