Karlo Ancelotti ka gjithë fundjavën për të menduar i qetë për sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynihut. Real Madridi i tij fitoi në transfertë në San Sebastian me Real Sociedad, në sfidën e javës së 33 të La Liga-s. Galaktikët shkojnë në 14 pikë më shumë se sa ndjekësit e Barcelonës. Takimi u vendos nga goli i Arda Güler në minutën e 29-të.

Në vazhdim u anulua një rrjetë e Kubo për shkak të një faulli të Barreneceas ndaj Tchouameni. Trajneri Ançeloti vlerësoi paraqitjen e futbollistëve. Carlo Ancelotti, trajner i Real Madrid: Të gjithë mendonin se ne po vinim këtu për një shëtitje! Të vetmit që nuk menduan kështu ishin lojtarët. Treguan përkushtim dhe sjellje fitimtari. Kishin dëshirën dhe entuziazmin për të fituar. Ne kemi një skuadër spektakolare. Ata kanë një qëndrim sikur ndihen se duhet të fitojnë çdo ndeshje. Kanë mbetur edhe katër pikë për të fituar titullin e La Liga-s dhe ne jemi shumë afër!

Italiani vendosi që Kros dhe Bellingam ta ndiqnin takimin nga stoli, ndërsa Vinicius u aktivizua në minutën e 68.

Klan News