Londinezët janë të shqetësuar për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Britaninë e Madhe prej ditësh për shkak të masakrës së Southportit.

Alan Willis, banor i Londrës: Më  trishton shumë fakti që ne jemi kaq intolerantë si komb. Nuk mendoj se  ata që po protestojnë janë përfaqësuesit tanë, por kështu i dukemi botës tani dhe kjo është shumë shqetësuese.

Të tjerë mendojnë që masakra u shfrytëzua për qëllime politike.

Jackie Bowie, banore e Londrës: Njerëzit protestojnë për arsye paksa të ndryshme dhe po e përdorin këtë si një arsye për të përhapur pikëpamjet e  tyre politike.

Që nga mbrëmja e së shtunës  policia ka arrestuar 147 persona ndërsa në ditët në vijim priten arrestime të tjera.

E  djathta ekstreme ka përhapur një valë dezinformimi, duke përfshirë pretendime të rreme se  autori i masakrës ishte një emigrant, për të  shkaktuar protesta anti-myslimane dhe anti-imigruese.

Një nga protestat më të dhunshme ishte dhe ajo në qytetin e Rotherham ku protestuesit hynë në një hotel, i cili strehonte emigrante përmes një dritare të thyer.

Trazirat e dhunshme janë më  të rëndat që nga viti 2011 dhe paraqet një sfidë të madhe për qeverinë laburiste të Keir Starmer vetëm disa javë pasi fitoi pushtetin.

Ky I fundit do të mbajë  një takim urgjent të shefave të policisë për të shuar trazirat.

Klan News