Humbja ndaj Dinamos duhet harruar sa më shpejt te Vllaznia. Shkodranët synojnë të kthehen te rezultatet pozitive në testin e radhës kundër Elbasanit. Një fitore e mundshme do i lejonte që të qëndronin sërish në kryesimin e kampionatit. Për trajnerin Tomas Bërdariç skuadra ka akumuluar eksperiencë dhe ndaj verdhebluve do të tentojë të marrin vetëm maksimumin.

“E kemi analizuar ndeshjen e shkuar dhe kemi nxjerrë mësime për të bërë sa më mirë ndaj Elbasanit. Është pjesë e futbollit për të qenë të koncentruar gjatë gjithë takimit. Jemi një ekip i fortë, por nuk na lejohet për të lënë hapësira për rivalët. Elbasani ka një ekip me tepër eksperiencë dhe shumë të mirë. E rëndësishme është që të jemi në fushë për të shpresuar të marrim 3 pikëshin.”  

Ndeshja Elbasani- Vllaznia, luhet këtë të dielë në orën 17.00 në “Elbasan Arena”. Momentalisht, shkodranët numërojnë 13 pikë në vendin e dytë, ndërsa Elbasani gjendet i katërti me një më pak.  

Klan News