Raportim Live

Miratohet ligji që dënon me vdekje palestinezët

Parlamenti i Izraelit miratoi ligjin që lejon dënimin me vdekje për personat që kryejnë akte terroriste.

Ligji i mbështetur nga kryeministri Benyamin Netanyahu, dënon maksimalisht palestinezët e lidhur me organizata si Hamasi, duke pasur si precedent sulmin e 7 tetorit 2023.

Një prej pikave më të kundërshtuara është se dënimi maksimal jepet ndaj çdo personi që vret qëllimisht dikë në një sulm terrorist me synimin për të mohuar ekzistencën e shtetit të Izraelit… Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore mbi Teheran

Ushtria izraelite njoftoi se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Sipas deklaratës, objektiv i sulmeve kanë qenë infrastruktura strategjike iraniane në qytet.

Këto zhvillime vijnë në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes dy vendeve.

download app

Izraeli sulme ajrore ndaj jugut të Libanit

Një sulm ajror izraelit ka vendosur në shënjestër luginën Wadi al-Hujeir në jug të Libanit, sipas raportimeve të mediave. Që nga fillimi i marsit, Izraeli ka ndërmarrë sulme të gjera ajrore dhe një ofensivë tokësore në këtë rajon.

Autoritetet libaneze bëjnë të ditur se mbi 1,200 persona janë vrarë nga përplasjet me Hezbollahun.

Ndërkohë, ushtria libaneze raportoi për një ushtar të vrarë dhe pesë të plagosur pas një sulmi ndaj një poste ushtarake në zonën e Tiros.

Trump sërish paralajmërim të fortë për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm ndaj Iranit, duke kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës energjetike, nëse nuk arrihet armëpushimi.

Sipas deklaratave, objektivat mund të përfshijnë puset e naftës, centralet energjetike dhe ishullin Kharg.

Kjo lëvizje shihet si presion maksimal për të detyruar reagimin e Teheranit, ndërsa tensionet lidhen edhe me Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, rritja e çmimit të naftës pritet të ndikojë në tregjet globale dhe aleatët ndërkombëtarë.

Ministrat e jashtëm të Gjirit Persik, Jordanisë e Rusisë diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Gjirit Persik, Jordania dhe Rusia zhvilluan një takim online për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.

Takimi u përqendrua tek agresionet e Iranit ndaj shteteve arabe dhe Jordanisë.

Ai u udhëhoq nga ministri i jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani, dhe mori pjesë edhe ministri rus Sergey Lavrov.

Trump mund t’u kërkojë shteteve arabe të paguajnë për luftën kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump është i interesuar që vendet arabe të ndihmojnë financiarisht për kostot e konfliktit me Iranin.

Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, tha se është një ide që Trump mund ta diskutojë së shpejti. Nuk ka ende plane konkrete, por ideja tregon gatishmërinë e tij për të kërkuar mbështetje rajonale. Komentet vijnë ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë.

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror elitar i Ushtrisë Amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që presidenti Donald Trump peshon hapat e tij të ardhshëm në luftën kundër Iranit. Të paktën kështu raporton Reuters këtë të hënë, duke iu referuar dy zyrtarëve amerikanë.

Dislokimi i mijëra trupave shtesë amerikane në Lindjen e Mesme është një lëvizje që do të zgjeronte opsionet për amerikanët, përfshirë edhe vendosjen e forcave brenda territorit iranian.

Parashutistët, të bazuar në Fort Bragg, Karolina e Veriut, i shtohen mijëra marinarëve, marinsave dhe forcave të operacioneve speciale të dërguara tashmë në rajon. Gjatë fundjavës, rreth 2 mijë e 500 marinsa mbërritën në Lindjen e Mesme… Lexo më shumë

Leavitt: Diplomacia mbetet zgjedhja e parë e Trump-it

Një gazetar e ka pyetur këtë të hënë, më 30 mars, sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për grumbullimin e trupave amerikane në Lindjen e Mesme, duke vënë në dyshim nëse presidenti Donald Trump dëshiron ta përfundojë luftën apo të rrisë operacionet.

Leavitt thotë se presidenti dëshiron të arrijë objektivat që ka përcaktuar, dhe se detyra e Pentagonit është të sigurojë forcën maksimale.

Ajo thekson se diplomacia mbetet zgjedhja e parë e Trump-it.

Knesset miraton ligjin, dënim me vdekje për palestinezët që vrasin izraelitë

Kuvendi i Izraelit ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e akuzuar për vrasje të izraelitëve.

Masa është kritikuar nga grupe të të drejtave të njeriut si diskriminuese. Ligji pritet të sfidohet në Gjykatën Supreme të Izraelit.

“Bisedimet me Iranin vazhdojnë, pavarësisht deklaratave publike të Teheranit”

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se bisedimet midis SHBA-ve dhe Iranit po vazhdojnë dhe po shkojnë mirë.

Ajo tha se deklaratat publike të Teheranit shpesh janë të ndryshme nga mesazhet që iranianët i japin SHBA-ve në privat. Leavitt theksoi se, pavarësisht raportimeve të gabuara dhe postimeve publike, dialogu vazhdon në mënyrë konstruktive.