Mojtaba Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen
Në një mesazh të shkruar, udhëheqësi i lartë iranian, Mojtaba Khamenei, ka falënderuar popullin irakian dhe autoritetin më të lartë fetar të Irakut, Grand Ayatollah Ali Sistani, për mbështetjen e vazhdueshme dhe qëndrimin e qartë kundër agresionit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Khamenei ka shprehur mirënjohje për ndihmën dhe solidaritetin që ka ardhur nga Iraku gjatë periudhës së tensioneve të larta ndërkombëtare, duke e vlerësuar atë si një akt të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe popujve të tyre. lexo më shumë
Ambasada e SHBA-ve paralajmëron për sulme në Irak
Ambasada e SHBA-ve ka paralajmëruar se Irani dhe milicët e lidhur me të, mund të synojnë universitetet amerikane në Bagdad, Sulajmanije dhe Dohuk, pas kërcënimeve të Iranit ndaj universiteteve amerikane në Lindjen e Mesme.
Deklarata thekson se grupet e armatosura të lidhura me Iranin kanë kryer tashmë sulme të gjera ndaj qytetarëve amerikanë dhe objekteve që lidhen me SHBA-të në Irak.
Po ashtu, qeveria irakene nuk ka parandaluar sulmet terroriste ndaj SHBA-ve dhe shteteve të tjera rajonale nga territori i Irakut.
Iranianët 30 ditë pa internet
Bllokimi i internetit në Iran ka hyrë në ditën e 30-të, duke lënë miliona njerëz të izoluar dhe pa mundësi komunikimi.
Kjo masë e censurës ka vazhduar për më shumë se një muaj, pas nisjes së luftës mes SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit. Arshia, një menaxhere marketingu nga Teherani, tha se të jetuarit pa internet është “shumë e vështirë”, pasi gjithashtu janë ndërprerë edhe kanalet televizive të huaja.
“Kërkojmë lajme nga të afërmit përmes telefonit, por është shumë stresuese”, tha ajo. Tensionet janë të larta, me shqetësimin se mund të mos rikthehet më interneti, duke i bërë ata të ndihen si në Kore të Veriut.
Pakistani: Së shpejti presim bisedime mes Uashingtonit dhe Teheranit
Pakistani ka bërë me dije se së shpejti pret bisedime mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Islamabadi ka thënë se do ishte krenari, nëse do prisnin bisedime për konfliktin, që do shërbenin për fundin e luftës.
Bisedime në Islamabad për luftën, çfarë u diskutua?
Islamiabadi ka arritur një moment suksesi kyç në diplomaci, pasi ministrat e jashtëm, respektivisht i SHBA-ve dhe Iranit shprehën besimin tek ky qytet, si një vend tepër i përshtatshëm për bisedimet e ardhshme.
Në një deklaratë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishak Dar, theksoi se Pakistani do e kishte nder të organizonte bisedime, që mund të çonin në një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin.
Samiti, që ishte një vazhdim i bisedimeve të zhvilluara në Rijad më herët këtë muaj, theksoi rëndësinë e ndalimit të operacionit ushtarak dhe përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme.
Izraeli vret një mjek në Liban
Një tjetër mjek është vrarë gjatë sulmit izraelit në Liban, njofton Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Një ambulancë është goditur në Bint Jbeil, ndërsa një depo mjekësore është shkatërruar në të njëjtën zonë.
Që nga 2 marsi, të paktën 51 punonjës shëndetësorë libanezë kanë humbur jetën, përfshirë nëntë mjekë të dielën. Ghebreyesus kërkoi që sulmet ndaj institucioneve shëndetësore të ndalen menjëherë dhe theksoi se punonjësit shëndetësorë duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Netanyahu: Do sulmojmë një zonë më të gjerë në Liban
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar zgjerimin e zonës së luftës (ekzistuese) në Libanin jugor, ku Izraeli ka dhënë urdhra për evakuimin e detyrueshëm të të gjithë rajonit dhe ka nisur një pushtim tokësor.
Netanyahu tha se ky vendim ka për qëllim forcimin e sigurisë izraelite përgjatë kufirit të veriut të Izraelit dhe për të ndryshuar situatën thelbësisht në këtë zonë.
Luftimet ndërkufitare kanë shkaktuar frikë për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në nivel rajonal.
Ambasada Amerikane në Katar paralajmëron qytetarët të jenë të përgatitur nga sulmet
Ambasada e SHBA-ve në Doha ka njoftuar se po redukton shërbimet konsullore dhe po punon me personel emergjent.
Ajo u ka rekomanduar të gjithë qytetarët amerikanë në Katar që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të jenë të përgatitur për çdo sulm, duke qenë në një vend të sigurt në rast se autoritetet e shtetit të Katarit lëshojnë një alarm.
BE: Diplomacia të zgjidhë konfliktin në Iran
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, konfirmoi solidaritetin e BE-së me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, përballë sulmeve ajrore dhe atyre me dronë iranianë, që po targetojnë civilët dhe infrastrukturën në rajon.
Costa theksoi se këto sulme duhet të ndalojnë menjëherë. Gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ai riafirmoi mbështetjen për BE-në dhe bëri thirrje për de-përshkallëzim.
Kërkohet mbyllja e konfliktit
Vende me peshë politike botërore kërkojnë që lufta në Iran të mbyllet.
Shtete si Pakistani, Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë kërkuar de-përshkallëzim të konfliktit.












Botërori 2026 
