Raportim Live

Njihuni me Jessica Foster, ushtarja seksi me 1 milion ndjekës që çmendi Instagramin dhe popullin Maga. Ajo nuk ekziston!

Bionde, shumë e bukur, gjithmonë e buzëqeshur. Filmohet teksa luan me koleget mbi shtretërit e bazës ku punon, në një anije lufte gjatë misionit Epic Fury, ose e veshur me elegancë teksa flet në publik.

Në krah të saj shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ajo quhet Jessica Foster, një ushtare që brenda katër muajve grumbulloi mbi një milion ndjekës në Instagram. Përfaqëson heroinën perfekte patriotike të ëndrrave të popullit të Maga-s amerikane. Por fatkeqësisht, ajo nuk ekziston… Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thirrje amerikanëve: Tregoni kujdes! Objektet diplomatike shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë mbrëmjen e kësaj të diele, më 22 mars, një njoftim të Departamentit të Shtetit, i cili u kërkon shtetasve të vet nëpër botë të tregohen të kujdesshëm sa i takon situatës së  tensionuar në Lindjen e Mesme.

Reagimi i plotë:

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.

Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve.

Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.

download app

Britania hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Irani s’ka raketa për Londrën

Nuk ka “asnjë vlerësim që ta mbështesë” pretendimin e Izraelit se Irani ka raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë deri në Londër, ka deklaruar një ministër i kabinetit britanik.

Sekretari i Strehimit, Steve Reed, i tha BBC-së se “nuk ka asnjë vlerësim specifik që iranianët po synojnë Mbretërinë e Bashkuar, apo edhe që mund ta bënin nëse do të donin”, pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të shtunën se Teherani kishte armë që mund të arrinin deri në 4 mijë km.

Kjo vjen pasi u bë e ditur se Irani kishte shënjestruar bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Mbretëri e Bashkuar në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, rreth 3 mijë e 800 km larg nga Irani. Reed refuzoi të thoshte sa afër raketat iu afruan territorit britanik jashtë vendit, duke theksuar se nuk mund të ndante “detaje operacionale”... Lexo më shumë

Sulmet izraelite kundër urave, Libani: Përshkallëzim i rrezikshëm

Presidenti i Republikës së Libanit, Joseph Aoun, dënoi, në një deklaratë të postuar në X, “shënjestrimin nga Izraeli të infrastrukturës dhe objekteve jetike në Libanin e Jugut dhe shkatërrimin e tyre, veçanërisht urën e Qasmiyé mbi lumin Litani si dhe ura të tjera”.

Joseph Aoun deklaroi se këto sulme “përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje flagrante të sovranitetit të Libanit, dhe mund të konsiderohen si një përgatitje për një pushtim tokësor”, një opsion për të cilin Libani ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen përmes kanaleve diplomatike.

Të dielën pasdite, ushtria izraelite shkatërroi këtë urë strategjike që lidh Libanin e Jugut me pjesën tjetër të vendit.

Picasso i fshehur në Teheran, kryevepra që bota nuk mund ta shohë

Një vepër e Picasso-s me vlerë të paçmuar rrezikon të mos mund të admirohet më për shkak të luftës në Iran. Piktura e njohur si “Piktori dhe modelja e tij“, bën pjesë në një koleksion shumë miliardësh kryeveprash të shekullit XX që aktualisht ndodhet nën qiellin e bombarduar të Teheranit.

Më saktësisht, ajo ruhet në një bodrum që shërben edhe si fortesë e kryeqytetit iranian, në depot e Muzeut të Artit Bashkëkohor… Lexo më shumë

Irani vendos 6 kushte për SHBA-të: Për përfundimin e luftës duam edhe dëmshpërblime

Teherani ka shpallur 6 kërkesa të ashpra për t’i dhënë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë dëmshpërblime financiare, mbylljen e bazave amerikane në rajon dhe një regjim të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit.

Kushtet, shumë të ashpra dhe vështirë të pranueshme nga Shtetet e Bashkuara, janë si më poshtë:

Kushti 1 -Garancia që konflikti të mos përsëritet.

Kushti 2 -Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon… Lexo më shumë

Izraeli godet një urë mbi lumin Litani në Libanin jugor

Pas paralajmërimit për evakuim, forcat izraelite kanë sulmuar urën Al-Qasmiya mbi lumin Litani në Libanin jugor.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi shkatërrimin e urave që përdoren për aktivitetet e Hezbollahit, për të parandaluar kalimin e terroristëve dhe armëve drejt jugut. Sulmi vjen në një kohë tensioni të lartë mes Izraelit dhe grupeve në Libanin jugor.

Dorëzohet Trump? Përgatit ekip për negociata me Iranin

Sipas raportimeve të Axios, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar krijimin e një ekipi për negociata me Iranin, ku përfshihen Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Deri tani nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes SHBA-ve dhe Iranit, por Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërmjetësuar mesazhe. Irani ka shprehur gatishmëri për bisedime, por me kushte të forta.

SHBA-të kanë vendosur disa kërkesa, përfshirë ndalimin e programit bërthamor dhe kufizime mbi raketat.

Trump: Pas Iranit, armiku kryesor janë demokratët

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në rrjetin e tij social se pas dobësimit të Iranit, armiku më i madh i SHBA-ve është Partia Demokratike.

Ai i cilësoi demokratët si “radikalë të majtë dhe shumë të paaftë”, duke rritur tensionet politike të brendshme. Deklaratat vijnë në një moment konfliktesh të forta ndërkombëtare dhe përplasjesh politike në SHBA.

Israel Katz: Irani po godet qëllimisht zonat e banuara

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Irani po synon qëllimisht të godasë civilët për të ushtruar presion ndaj qeverisë izraelite.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në qytetin Arad, i cili u godit nga një raketë që shkaktoi 175 të plagosur. Sipas tij, kjo strategji nuk do të ndikojë në vendosmërinë e popullit izraelit. Katz theksoi se fronti civil mbetet i fortë pavarësisht sulmeve.