Kryeministri i Izraelit ka biseduar sot me disa liderë të Europës në lidhje me luftimet që po zhvillohen ndaj militantëve të Hamasit.

BBC raporton se Netanyahu ka zhvilluar bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, Kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

Kryeministri i Izraelit tha se liderët me të cilët bisedoi shprehën mbështetjen për Izraelit dhe përpjekjet e tyre për t’u mbrojtur.

Një ditë më parë Izraeli u gjend në një sulm të papritur me raketa nga militantët e Hamasit.

Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli është në luftë.  /tvklan.al