Industria kinematografike e Indisë, e njohur si Bollywood, po përgatit një film të bazuar “në një histori të vërtetë”,  ku tregon luftën mes Pakistanit dhe Indisë këtë vit.

Filmi me titullin “Balakot” (Historia e vërtetë), do të realizohet nga producenti dhe aktori i njohur indian, Vivek Oberoi, i cili ka deklaruar se këtë po ja dedikon vendit të tij.

Ai shprehet se ka ndjekur hap pas hapi luftën mes të dyja palëve dhe sipas tij, sulmet ajrore në Balakot ishin një ndër sulmet më të mirëorganizuar nga Forcat Ajrore Indiane, të cilat ai i falenderon që ia besuan atij këtë histori dhe shpreson që ta përcjellë atë në mënyrën më të denjë.

Shkak për këtë përplasje u bë shpërthimi i një bombe në Kashmir gjatë datës 14 Shkurt, ku mbeten të vrarë 40 persona të sigurisë indiane. Më pas, një grup militantësh me qendër në Pakistan, morën përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, dhe disa ditë më vonë India dhe Pakistani filluan të sulmojnë territoret e njëri-tjetrit nëpërmjet ajrit.

Klan Plus