Raportim Live

Kompania Irakiane e Tankerëve të Naftës ka transportuar 2 milionë fuçi naftë bruto irakiane përmes Ngushticës së Hormuzit, me një supertanker të madh.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë e cilësoi këtë si operacionin e parë të këtij lloji pas disa dekadash, raporton Reuters.

Rebelët Houthi të Jemenit pretendojnë se kanë sulmuar me raketa balistike dhe dronë një objekt të kompanisë së naftës Aramco në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, raporton Reuters.

Deri tani, Arabia Saudite nuk ka konfirmuar zyrtarisht sulmin.

download app

26 sulme në Sana, shpërthime dhe avionë luftarakë në qiell

Houthët e Jemenit akuzuan Arabinë Saudite se ka kryer 26 sulme ajrore në kryeqytetin Sana të shtunën. Mediat e lidhura me Huthët raportuan shpërthime dhe sulme me raketa, ndërsa gazetarët në terren thanë se panë avionë luftarakë mbi qytet.

Në të njëjtën kohë, një gazetar i AFP-së në Riad raportoi se pa flakë dhe tym pranë një impianti nafte në periferi të kryeqytetit saudit. Ende nuk ka konfirmim nga autoritetet saudite apo Huthët nëse zjarri lidhet me sulmet.

SHBA-të po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, me dy grupe të tjera luftarake që po nisen drejt rajonit. Me mbërritjen e tyre, prania amerikane mund të arrijë në rreth 20 mijë trupa dhe tre grupe aeroplanmbajtësesh. Ndërkohë, tensionet në ngushticën e Hormuzit janë rritur pasi dy anije janë goditur gjatë kalimit. Presidenti Trump tha gjithashtu se edhe nëse lufta përfundon menjëherë, Iranit do t’i duhen vite për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet amerikane.

Zhvillimet kryesore të ditës:

-Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt, ndoshta menjëherë pas zgjedhjeve”, duke iu referuar zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

-Ali Balali, këshilltar i Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, tha se “industria e raketave e Teheranit ka arritur një nivel ku nuk ka më nevojë për askënd tjetër”.

-Irani ka përfunduar zhvillimin e Fazës 11 të fushës së gazit South Pars, duke arritur një kapacitet prodhimi prej 289.3 milion metra kub në ditë.

-Forcat izraelite kanë arrestuar dhjetëra palestinezë gjatë një bastisjeje në qytetin Burqa, në veriperëndim të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe kanë ndaluar gazetarë duke i dhunuar ata në zonën Jabal Qamass në Beita, në jug të Nablusit.

-Kolonët izraelitë kanë kryer disa sulme ndaj palestinezëve në pjesë të Bregut Perëndimor, duke djegur pemë ulliri në fshatin Abu Dis dhe duke sulmuar Osarin, në jug të Nablusit.

-Tre nga katër familje në zona të kontrolluara nga qeveria në Jemen po vuajnë nga uria pasi luftimet kanë zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë ndërprerë furnizimet me ushqime, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.

Lirohen 325 milionë fuçi nafte

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka njoftuar se vendet anëtare kanë liruar deri tani 325 milionë fuçi nafte dhe produkte derivat nafte nga rezervat strategjike, nga gjithsej 400 milionë fuçi të premtuara në mars.

Ky përditësim erdhi një ditë pasi vendet e G7, në koordinim me IEA, ranë dakord të lironin menjëherë 100 milionë fuçi naftë për të lehtësuar shqetësimet globale mbi furnizimin me energji, të shkaktuara nga pasojat e luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Megjithatë, G7 nuk ka sqaruar nëse këto 100 milionë fuçi përfshijnë edhe 75 milionë fuçitë e mbetura nga angazhimi i marsit, apo janë shtesë mbi atë sasi.

Një palestinez është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit me dron në Beit Lahiya, në veri të Gazës, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa. Sulmi ndodhi pranë rrethrrotullimit Abbas Kilani.

Veçmas, forcat izraelite qëlluan një tjetër palestinez pranë rrethrrotullimit perëndimor në Beit Lahiya, raportoi Wafa. Deri më tani të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë ditës së sotme.

Luftime të ashpra në Jemen

Vazhdojnë luftimet e ashpra në periferi të qytetit Taiz në Jemen, ku reporterja e Al Jazeera, Maha Ali flet për një përshkallëzim të vazhdueshëm dhe beteja të forta në disa fronte rreth qytetit.

Sipas saj, disa nga përplasjet më të ashpra po ndodhin në perëndim, ku Houthit po përdorin një volum jashtëzakonisht të madh artilerie. Banorët kanë bërë thirrje për evakuim ndërsa bombardimet vazhdojnë. Janë raportuar viktima civile, përfshirë një foshnje që humbi jetën nga copëzat e një predhe që goditi një zonë banimi në Dhubab.

Në frontin e Samea-s, Houthit kanë bërë përparime në zonën malore dhe përplasjet e ashpra vazhdojnë mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Burime lokale i thanë Ali se një numër i madh banorësh kanë braktisur Samea, një fenomen që nuk ishte parë në këtë shkallë për më shumë se një dekadë.

Ushtria izraelite bombardon jugun e Libanit

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raporton se Izraeli po shënjestron vazhdimisht qytetet jugore Talloussah dhe Bani Haiyyan me bombardime artilerie, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme.

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza shkon në 74,229

Bilanci i viktimave që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza ka arritur në 74,229, ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve ka shkuar në 175,188, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë së enklavës.

Gjatë 24 orët e fundit, shtatë persona janë vrarë ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Që nga i ashtuquajturi “armëpushim” në tetor 2024, 1,445 palestinezë janë vrarë, 5,052 janë plagosur dhe 835 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Të enjten, në Gaza u mbajt një funeral masiv pasi 105 trupa u nxorën nga rrënojat e një blloku banimi që ishte shkatërruar nga bombardimet izraelite gati tre vite më parë.