“Jemi krah Ukrainës që ditën e parë”, ritheksoi Presidenti i Francës edhe në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Sipas tij, armëpushimi 30-ditor është një propozim amerikan, ashtu si edhe bisedimet apo takimet e kërkuara mes palëve. Rrjedhimisht, shtoi se homologu i tij amerikan Donald Trump duhet të shtojë presionin ndaj Rusisë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj situate lufte.
“Presidenti amerikan erdhi me ambicien për paqe. Armëpushimi është propozim amerikan, që nga Marsi ne po presim përgjigjen e Rusisë. Të Shtunën që shkoi në Kiev ishim me kryeministrin Starmer, Zelenskyn, kancelarin gjerman. E thirrëm Trump për t’i thënë që duhet vënë presion mbi Rusinë. Përballë cinizmit të Presidentit Putin, Trump është i merakosur për besueshmërinë e Amerikës dhe do të reagojë. Sepse propozimi për armëpushim, propozimi për t’u takuar, janë amerikane. Ata nuk mund të kenë një përgjigje të tillë”, deklaroi Macron.
/tvklan.al