Për kampionët e rinj të Europës, një festë speciale, ashtu si edhe ky titull special.

Me mijëra tifozë mbushën rrugët e Madridit për të përshëndetur heronjtë e tyre. Me birrat në duar, e duke brohoritur e duke kënduar, futbollistët parakaluan me autobus.

Më pas ata u ndalën në sheshin “Cibeles”, ku nuk munguan mesazhet dhe falenderimet për tifozët që kishin mbushur sheshin. Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Me fitoren në Berlin, “La Roha” bëhet ekipi i vetëm me 4 tituj kampione europe të fituar.

Klan News