Shoferi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

19 persona janë plagosur pasi një shofer u përplas me një turmë që priste në një stacion tramvaji në një qytet në veri të Polonisë.

Gjashtë fëmijë janë në mesin e 15 personave të goditur në ndalesë, ndërsa katër të tjerë u plagosën pasi shoferi u përplas me makinat e tyre ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave polake shoferi është arrestuar pas disa orësh teksa tentonte të largohej.

Autoritet e policisë thonë se nga testet paraprake rezulton se shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

“Unë do të doja t’ju siguroj  se ndryshe nga opinioni i përhapur në mediat sociale, nuk ishte një akt terrorist. Shoferi është me kombësi polake, një burrë 33-vjeçar.”

Mediat polake thonë se  i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se po merrte trajtim mjekësor.

Klan News