Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli për Tv Klan, pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës.
Tekniku kuqezi theksoi se Kombëtarja meritonte një rezultat pozitiv, për ndeshjen që tregoi.
Ndër të tjera, ai nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrit të ndeshjes, vendimet e të cilit i konsideroi të pakuptimta.
Maran foli edhe për zëvendësimin e Arbër Hoxhës, te kartoni i kuq i Etrit Berishës.
“Meritonim një rezultat pozitiv sepse bëmë një ndeshje të mirë. Meritonim edhe fitoren, por u penalizuam nga kartoni i kuq. Kishim disa mundësi gjatë ndeshjes. U penalizuam dhe na vjen keq për këtë rezultat. Gjatë ndeshjes kishim disa raste të mira për të shënuar.
Duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe të rinisemi. Një paraqitje e tillë na jep forcë për të ecur para. Na kanë penalizuar disa vendime të arbitrave, që janë të pakuptimta. Megjithatë, kjo paraqitje na jep besim për të ardhmen.
Zëvendësimi i Hoxhës? Kemi bërë një ndeshje të mira. Në bazë të karakteristikave na duhej Manaj në fushë. Mund të shfrytëzonim hapësirat e Muçit. Hoxha po bënte një ndeshje të mirë, por duhej ta merrja si vendim”, deklaroi Maran.
/tvklan.al












Botërori 2026 
