Manchester City po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj.
Pas tre humbjeve radhazi në Premier League, që e kanë lënë gjashtë pikë pas Arsenalit kryesues, kampionët anglezë përballen tashmë edhe me një goditje të rëndë financiare.
Sipas mediave britanike, gjiganti amerikan i investimeve, Apollo Global Management, ka vendosur të tërhiqet nga një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh me kompaninë mëmë të Manchester Cityt.
Vendimi lidhet me pasigurinë që rrethon çështjen e 115 akuzave për shkelje të rregullave financiare të Premier League, një proces që mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e klubit.
Por presioni ndaj Cityt nuk vjen vetëm nga investitorët. Edhe klubet e Premier League kanë marrë një qëndrim të përbashkët, duke rënë dakord të mbulojnë shpenzimet ligjore të drejtuesve të ligës, në rast se ata përballen me padi personale nga sponsorë të klubit anglez.
Ndërkohë, beteja ligjore mes Manchester Cityt dhe Premier League ka kushtuar deri më tani mbi 100 milionë paund.
Në rast se klubi humbet çështjen, ai mund të detyrohet të përballojë edhe një faturë të konsiderueshme për shpenzimet ligjore.
Sa i përket rezultateve në fushën e lojës, skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e tretë në Premier League, me 21 pikë, pas shtatë fitoreve dhe tre humbjeve. Sfida e radhës për do të jetë ndaj Fulhamit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
