Një epokë e MotoGP po shkon drejt fundit. Piloti spanjoll Marc Marquez ka njoftuar tërheqjen nga garat profesioniste, duke bërë të ditur se Çmimi i Madh i Valencias do të jetë gara e tij e fundit në këtë kampionat.

Lajmi është konfirmuar nga vetë tetë herë kampioni i botës, i cili e bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në garazhin e Ducati-t në Valencia.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi spanjolli siguroi titullin e kampionit në Portugali, duke barazuar legjendën Giacomo Agostini me rekordin prej tetë titujsh në kategorinë kryesore të MotoGP.

Marquez ka shkruar historinë e këtij sporti, fillimisht me Hondën, me të cilën fitoi gjashtë kampionate, përpara se të kalonte te Ducati.

Madje, në qershor ai kishte rinovuar kontratën me skuadrën italiane deri në vitin 2028.

Njoftimi i tërheqjes shkaktoi emocione të forta në garazhin e Ducati-t dhe në tribunat e pistës Ricardo Tormo, ku tifozët mësuan se fundjava e Valencias do të shënojë lamtumirën e një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Edhe ekipi Ducati Lenovo konfirmoi zyrtarisht vendimin, duke bërë të ditur se gara e Çmimit të Madh të Valencias 2026 do të jetë e fundit për Marquez si pilot profesionist në MotoGP.

Klan News

/tvklan.al