Finalja e Kupës së Botës 2030 mund të ketë një adresë surprizë.
Presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, ka deklaruar se ndeshja më e rëndësishme e turneut do të zhvillohet në Kasablanka, edhe pse FIFA ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vendin ku do të luhet finalja.
Lekjaas ka përmendur provincën Benslimane si vendin që do të ketë “nderin” të presë finalen e vitit 2030.
Në qendër të ambicies marokene është Grand Stade Hassan II, stadiumi gjigant që po ndërtohet rreth 60 kilometra nga Kasablanka.
Impianti është projektuar posaçërisht për Kupën e Botës dhe pritet të ketë një kapacitet prej rreth 115 mijë spektatorësh.
Nëse përfundon sipas projektit, stadiumi maroken do të jetë ndër impiantet më të mëdha të futbollit në botë, ndërsa investimi për ndërtimin e tij llogaritet në rreth 1 miliard dollarë.
Botërori i vitit 2030 do të jetë historik pasi do të shënojë 100-vjetorin e Kupës së Botës.
Turneu do të zhvillohet kryesisht në Spanjë, Portugali dhe Marok, ndërsa tre ndeshje përkujtimore do të luhen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.
Megjithatë, për momentin, FIFA nuk ka zyrtarizuar stadiumin e finales, ndaj deklarata e Lekjaas mbetet një pretendim i fortë i palës marokene.
Nëse realizohet, finalja e Botërorit 2030 do të zhvillohej përpara më shumë se 100 mijë tifozëve në stadiumin spektakolar të Kazablankës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
