Shtëpia e modës “Dior” nuk e ka zëvendësuar Bella Hadid me një modele izraelite, siç u aludua nëpër rrjetet sociale pas deklaratave se modelja Hadid, amerikano-palestineze, kishte mbështetur Palestinën.
Bella Hadid, e cila e ka shprehur mbështetjen e saj për Palestinën edhe më herët, e ka përfunduar kontratën me “Dior” në vitin 2022.
Sipas verifikimeve, rezulton se “Dior” nuk e ka zëvendësuar modelen amerikano-palestineze me një modele izraelite.
Megjithatë, Bella Hadid ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës.
Por kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e Bella Hadid me shtëpinë e modës “Dior”, pasi kontrata e tyre ka përfunduar në vitin 2022 përpara nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe as nuk është zëvendësuar me modelen izraelite May Tager siç është përfolur.
SHËNIM: Ky lajm është ndryshuar në titull dhe në përmbajtje.
Titulli aktual: “Dior” nuk zëvendësoi Bella Hadid me një modele izraelite
Titulli i mëparshëm: Mbështeti Palestinën, “Dior” zëvendëson Bella Hadid me një modele izraelite
–Në përmbajtjen e shkrimit, paragrafi i parë është ndryshuar tërësisht, duke hedhur poshtë pretendimin që Bella Hadid është zëvendësuar dhe duke vendosur faktin që Bella Hadid nuk është zëvendësuar nga kompania “Dior”.
–Edhe pjesa vijuese e lajmit është korrigjuar duke evidentuar se Bella Hadid nuk është zëvendësuar me modelen May Tager dhe se kontrata me kompaninë Dior kishte përfunduar në vitin 2022 përpara nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.
Klan News