Fotografi i njohur Alket Islami ka shprehur fjalët më të mira për qytetin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të Marte në “Opinion” në Tv Klan. Duke qenë se ai kap imazhe nga ajri të Shqipërisë, e veçon Vlorën nga qytetet e tjera.


-Alket ti ke një problem, e ke parë Shqipërinë vetëm nga lart, nga poshtë nuk e njeh akoma.

Alket Islami: Harrova të marr kompasin, sepse kompasi është vënë në Vlorë kur është bërë rrethi i botës.

-Vlora të është dukur më e bukura nga ajri?

Alket Islami: Absolutisht janë dy qytete. Nëse doni destinacion turistik, kulturor, arkeologjik e të gjitha, i ka Vlora!

-Arkeologjikun pse?

Alket Islami: E di sa kilometra plazh ka? 110 km plazh, 13 km ishull, 22 km lagunë, ça do më?! Dhe mbi të gjitha bashkimi i dy lumenjve, i Shushicës me Vjosën. Rruga më e mirë është ajo e Parkut Kombëtar lart, rruga e Bylisit është një e prekshme nga e gjithë Vlora tani./tvklan.al

/tvklan.al