Edhe pse Banka e Shqipërisë raporton rënie të kredisë me probleme, sërish dominancën e tyre vazhdojnë ta mbajnë bizneset e mëdha. Në raportin e stabilitetit financiar për pjesën e parë të vitit, rezulton se ndërmarrjet e mëdha kanë dy herë më shumë probleme në pagesën e kësteve të kredisë sesa individët.

Për kreditë e subjekteve që nuk janë biznese, kredia me probleme është 9.4% e totalit të dhënë, ndërsa për bizneset huatë e këqija janë 19.2%.

Por pavarësisht kësaj bankat vazhdojnë të orientojnë kredidhënien ndaj korporatave. 60% e totalit të financimeve të bankave e kanë shoqëritë e mëdha, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zënë një peshë prej 24.

Ekonomia shqiptare dominohet kryesisht nga kategoritë e biznesit të vogël e të mesëm, por mungesa e kreditimit për to vijon të jetë problem edhe gjatë këtij viti.

Biznesi është orientuar drejt marrjes së overdrafteve, para të cilat sigurohen më shpejt, por kanë interes më të lartë. Në një anketë të realizuar nga Banka e Shqipërisë 40% e ndërmarrjeve janë përgjigjur se kanë një hua ose një borxh për të paguar, ndërsa kanë pranuar edhe marrjen e parave nga burime informale.

8% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë financime nga persona fizikë dhe subjekte që nuk operojnë në fushën e bankave.

Tv Klan