Përveçse një krim i rëndë, vrasja e të riut portugez në Ksamil është edhe një reklamë e keqe për turizmin shqiptar, pasi krimi ka marrë vëmendje të shtuar nga mediat e huaja.

Mediat portugeze kanë theksuar se i riu që humbi jetën kishte shkuar për të kaluar disa ditë pushimesh me miqtë në bregdetin shqiptar.

Ato kanë nënvizuar edhe faktin se në momentin e ngjarjes ndodheshin të pranishëm forca sigurie të lokaleve dhe punonjës të rendit, të cilët nuk e kanë parandaluar atë.

Jehonë ngjarjes i kanë kushtuar edhe media të tjera ndërkombëtare.

Tv Klan

/tvklan.al