Gazetarja Fatjona Mejdini thotë se reagimi i Arben Ahmetajt për emisionin “Opinion” në Tv Klan tregon se ai nuk do të dorëzohet.
E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mejdini shprehet se pas këtij reagimi, Ahmetaj tregon që jo vetëm nuk do të dorëzohet, por edhe kërcënon.
Elvi Fundo: Me hapjen e krahut që ka bërë SPAK, fatmirësisht do të kemi zgjedhje të parakohshme, do të kemi dhe shumë dëshmorë rrugës.
Fatjona Mejdini: Është shumë e qartë dhe për mesazhin që Ahmetajt dërgoi për “Opinionin” fakti që ai nuk do të dorëzohet, tregon se nuk do të vijë dhe nga ana tjetër ai po kërcënon. Ai është i shqetësuar dhe i zhgënjyer se pse partia e tij do lejojë nesër arrestimin e tij. Zhgënjimi i dytë është me faktin që pavarësisht se i ka hapur dyert Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos për t’u futur në këtë skenë, rrugës ata kanë gjetur partnerë të tjerë të fuqishëm dhe mesa duket e kanë nxjerrë jashtë.
Elvi Fundo: Ka një informacion të gabuar. Klodian Zoto është njeriu i PS-së, ka qenë zyrtar i PS-së, njihet nga e gjithë PS-ja./tvklan.al












Botërori 2026 