Një tjetër incident ajror është shënuar në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në aeroportin e Floridas ditën e sotme.
Ka qenë një aeroplan nga linja “Delta Airlines”, e cila u përfshi nga flakët pak përpara se të ngrihej në ajër, ndërsa më pas rezultoi në evakuimin e pasagjerëve.
Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar apo viktima nga ky incident, raportojnë mediat ndërkombëtare. Në bord ndodheshin 282 pasagjerë, 10 stjuardesa dhe 2 pilotë.
Flaka u ndez në tubacionin e një prej dy motorëve të avionit.
Ende nuk dihet sakaq shkaku i zjarrit, por po kryhen veprimet hetimore të nevojshme për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se kohët e fundit Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në disa ngjarje të aksidenteve ajrore, nga ku më i fundit i kushtoi jetës një familje me 3 fëmijë të mitur, si dhe piloti i helikopterit.
/tvklan.al