David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, i kanë uruar publikisht ditëlindjen djalit të tyre, Brooklyn Peltz Beckham, përmes llogarive të tyre në Instagram, dy muaj pasi 27-vjeçari bëri publike një përçarje brenda familjes.

Në një deklaratë, Brooklyn Peltz Beckham ngriti disa akuza ndaj prindërve të tij, duke pretenduar, mes të tjerash, se ata kishin tentuar të “dëmtonin” marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz Beckham.

Prindërit e tij nuk kanë komentuar publikisht mbi pretendimet për përçarje familjare. Megjithatë, të mërkurën, të dy publikuan fotografi dhe mesazhe urimi për ditëlindjen e djalit të tyre.

“27 vjeç sot”, shkroi David Beckham, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji me sy të përlotur dhe një zemër të bardhë. “Gëzuar ditëlindjen, Bust, të duam.” Mesazhi u shoqërua me një fotografi të David dhe Victoria Beckham në një pishinë me Brooklyn-in në fëmijëri.

Në një tjetër fotografi të publikuar nga ish-futbollisti, ku ai shfaqet me Brooklyn-in e vogël në një imazh bardhë e zi, ai shkroi: Gëzuar ditëlindjen, Bust. Të dua x.

“Buster” është nofka që David Beckham përdor për djalin e tij të madh, të cilën e ka edhe të tatuazhuar në qafë. Më herët, ai ka shpjeguar se e thërret Brooklyn-in “Buster” që nga dita kur lindi.

Edhe Victoria Beckham publikoi një fotografi me Brooklyn-in në moshë të vogël, duke e shoqëruar me disa emoji zemrash dhe mesazhin: “Gëzuar 27-vjetorin, Brooklyn, të dua shumë.”

/tvklan.al