Lionel Messi rikthehet protagonist me fanellën e Inter Miamit. Në ndeshjen e parë pas lamtumirës nga kombëtarja argjentinase, 39-vjeçari realizoi dy gola në fitoren 4-0 ndaj DC United. Spektakli në Miami nisi që në minutën e tretë, kur Luis Suarez zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me të majtën.
Sulmuesi uruguaian realizoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të, duke i dhënë Inter Miamit një avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë.
Pas pushimit, ishte radha e Messit. Në minutën e 47-të, argjentinasi shfrytëzoi asistin e Suarezit dhe dërgoi topin në rrjetë. Trembëdhjetë minuta më vonë, ylli argjentinas goditi sërish, duke vulosur fitoren 4-0 dhe dopietën personale. Një sukses i rëndësishëm për Inter Miamin, që i jep fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë.
Për Messin, kjo ishte një tjetër mbrëmje protagonizmi, vetëm pak ditë pas ndeshjes së fundit me Argjentinën, ku shënoi nga pika e bardhë dhe dha dy asistime. Me këtë dopietë, sulmuesi argjentinas arrin në kuotën e 102 golave me fanellën e Inter Miamit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
