Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Leagues Cup që bashkon ekipe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.
39-vjeçari realizoi 2 gola në fitoren 4 – 2 të Inter Miami në shtëpi ndaj skuadrës meksikane Atletico San Luis.
Ylli argjentinas arriti në kuotën e 14 golave në 12 ndeshje në turneun që zhvillohet prej 2019.
Ai po tregon se do të jetë sërish protagonist edhe këtë sezon.
Messi ishte rikthyer në fushë në kampionatin amerikan të shtunën, duke hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë në barazimin 2 – 2 mes Inter Miami e Columbus Crew.
Javën e kaluar sulmuesi 39-vjeçar rifilloi stërvitjet me klubin e tij, 10 ditë pas humbjes së Argjentinës me Spanjës në finalen e Kupës së Botës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
