“Datën e zgjedhjeve e dekretoj pa konsultim”

Ilir Meta e përshëndet konsensusin mes palëve deri në këtë fazë për reformën zgjedhore. Madje ai deklaron se është entuziast për ecurinë, por ju bën të qartë të gjitha palëve se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të veprojë si për zgjedhjet lokale, kur për të përfshirë dhe opozitën në këtë proces çdekretoi datën e zgjedhjeve.

Ndoshta nisur nga eksperienca shumëvjeçare në politikë, Meta nuk përjashton dhe mundësinë që reforma zgjedhore të miratohet pa konsensus. Në rast se kjo do të ndodhë, Presidenti flet me siguri që do të thoshte goditje fatale për procesin e integrimit.

Garanci jep dhe për pozicionin e tij, që siç premtoi në fillim të javës, do të ketë vetëm qëndrim institucional dhe do të qëndrojë jashtë politikës së metropolit, por i përqëndruar vetëm tek respektimi i Kushtetutës që përbetohet që s’ka asnjë forcë që mund t’i bëjë presion për ta shkelur.

Në një koment të shkurtër për zhvillimet në Kosovë, bëri të qartë se qëndrimi i tij në raport me to ka qenë respektues ndaj Kushtetutës dhe institucioneve të këtij shteti dhe apelon për sjellje europiane. 

Tv Klan