Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka zbuluar një detaj të panjohur më parë nga karriera e tij, duke treguar momentin që për një periudhë e pengoi të bëhej pjesë e ekipit kuqezi. Në një rrëfim personal për FSHF, Basha theksoi se arsyeja lidhej me çështjen e pasaportës.
Tashmë në rolin e trajnerit, Basha ka zbuluar edhe sfidën që do ta mbajë mend gjatë me fanellën e kombëtares.
Migjen Basha ishte pjesë e arritjes historike të Shqipërisë, kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Europian, eksperiencë që e kujton me krenari.
Tashmë, një hap larg Botërorit, Basha shpreson te kualifikimi, ndërsa ka edhe një mesazh për futbollistët.
39-vjeçari luajti 9 ndeshje për kombëtaren shqiptare, duke shënuar edhe 2 gola.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
