Negociatave të gjata duket se iu ka ardhur fundi. Mike Maignan është gati të firmosë rinovimin e kontratës me Milan, i cili do të zgjasë për pesë vite të tjera, duke e mbajtur portierin në klub deri në vitin 2031.

Kontrata e re do të rrisë pagën e francezit nga 2.8 milionë euro neto në 5 milionë euro neto, plus bonuse të garantuara, duke e vendosur portierin në të njëjtin nivel me yjet e tjerë të Milanit, si Leao.

Kostoja totale për klubin për sezonin 2026/27 pritet të arrijë rreth 6.55 milionë euro, duke përfshirë pagën bruto dhe amortizimin, me përfitime nga lehtësimet tatimore të ligjit italian. Ky rinovim i siguron Milanit një portier të nivelit të lartë për dekadën e ardhshme, duke konsoliduar mbrojtjen dhe stabilitetin e skuadrës.

Situatën delikate të 30-vjeçarit po e ndiqnin me interes disa skuadra, si Chelsea dhe Manchester United, por marrëdhënia e mirë në Milano e ka bindur për të qëndruar sërish kuqezi. Këtë sezon, ai ka bërë performanca fantastike, duke mbajtur portën e paprekur në 11 nga 24 ndeshje në total.

Klan News

/tvklan.al