Një person është aksidentuar, pasi mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2017 rreth orës 11:25, Salla Operative Vlorë ka marrë një telefonatë se në aksin rrugor Vranisht – Bolenë ka ndodhur aksident rrugor.

Nga verifikimi paraprak bëhet me dije se një mjet kamionçinë me drejtues mjeti M.Gj., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe po bëhet transportimi i tij për në Spital.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor janë duke shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes./tvklan.al