Është të paktën një nga ato trendet që nuk do të zhduket kurrë nga garderoba. Xhinset janë “qershia mbi tortë” e modës që mund të vishen në të gjitha sezonet duke u kombinuar me çdo gjë.

Por këtë herë ajo që po shikohet më shumë janë xhinset e gjera dhe me bel të lartë. Stilistë të shumë po i sugjerojnë gjithnjë e më shumë këtë periudhë.

Xhinset e lirshme tregojnë format tuaja por njëkohësisht mund të kombinohen me bluzë të bardhë ose të zezë, me xhaketa, me këmishë lart, madje edhe më sandale apo atlete.

Jo vetëm kaq por shumë stilistë sugjerojnë që këtë verë ato mund të vishen edhe me një kanatiere. Ndonëse kombinimi është i thjeshtë, xhinset marrin krejt pamje tjetër.

Ndërkohë që temperaturat kanë filluar të ngrihen për këtë sezon mund të përdoren edhe xhaketat që janë pak më të trasha por pa bluze duke ju bërë të dukeni joshëse.

Një element që patjetër është i rëndësishëm janë edhe akserorët. Çantat e kashtës, apo edhe ato me përmasa shumë të vogla janë përfekte për t’u kombinuar me xhinset.

Gjithashtu edhe syzet apo dhe vathët e mëdhenj janë idealë për këtë sezon verë që po afrohet duke ju bërë të dukeni elegante po edhe sportive njëherazi.

Klan Plus