Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në këtë aksident, ku është plagosur një e moshuar.

Në këtë ngjarje përfshihen disa personazhe, duke filluar nga Thanas Papadhimitri, i cili akuzohet se është shkaktari i aksidentit dhe avokati Shpëtim Meçi dhe prokurori Julian Çafka.

Aksidenti ka ndodhur në qershor 2019 dhe e moshuara ka humbur shikimin në syrin e majtë. Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sipas dokumenteve ai është munduar të manipulonte provat.

Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet në pronësi të babait të tij, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin me targa të Gjirokastrës 9377A.

 

Autori i këtij aksidenti akuzohej për dy vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Veprime për fshehjen e zbulimit të së vërtetës”, dhe rrezikonte deri në 7 vite burg.

Sipas fakteve të siguruara nga “Stop”, autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.

Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave. Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe avokatit Shpëtim Meçi, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë Eurot, për të mbyllur çështjen në favor të autorit të aksidentit.

 

Në fund Papadhimitri u dënua me 1 vit burgim, duke aplikuar gjykimin e shkartuar.  Kydënim bëri që mes avokatit dhe të akuzuarit të lindin dhe debatet.

Lidhur me këtë avokati ka thënë “Sapo kemi dal nga gjyqi përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ky shtetas ka filluar të kërkoj llogari për llojin e dënimit të tij”. Duke treguar se mes tyre ka një konflikt të hapur.

Papadhimitri i ka kërkuar llogari avokatit se pse u dënua me burg, në një kohë kur ai kishte paguar para dhe për të dhe për prokurorin. Avokati i ktheu 1500 Euro të akuzuar, ndërsa për pjesën tjetër tha se nuk i kishte pasi ia kishte dhënë prokurorin Julian Çafka.

Por Papadhimitri nuk u ndal vetëm me kërkesën që i bëri avokatit, ai shkoi në zyrën e prokurorit Çafka duke  i kërkuar llogari. Por hetuesi jashtë procedure kërkoi një ballafaqim me avokatin dhe ky i fundit u detyrua që të kthej dhe shumën tjetër të parave.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi ky rast po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Çafka. Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në këtë ngjarje.

Por “Stop” nuk u ndal këtu pasi kërkoi një reagim si nga avokati që mbron avokatin Shpëtim Meçi, por dhe këtë të fundit. Të dy avokatët nuk u prononcuan lidhur me këtë hetim që po bëhet në Prokurorinë e Gjirokastër. Por edhe prokurori Julian Çafka nuk preferoi të fliste./tvklan.al