Rastet e diabetikëve që u nënshtrohen ndërhyrjeve për prerje të gjymtyrëve për shkak të sëmundjes, po rriten në një formë të jashtëzakonshme.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, vetëm në Britani numri i këtyre rasteve është 160 në javë. 9 nga 10 të këtyre rasteve ndodhin tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit dy dhe lidhet me obezitetin dhe jetën pa aktivitet.

Prerja e një gjymtyre shpesh rrezikon jetën e pacientit, sepse 8 nga 10 pacientë diabetikë vdesin 5 vjet pasi kanë bërë ndërhyrjen.

Megjithatë sipas ekspertëve, 4 nga 5 ndërhyrje për prerjen e gjymtyrëve mund të parandalohen.

Ata shprehen se një e treta e njerëzve nuk janë në dijeni të ulcerës së këmbës, që është një komplikacion shumë serioz dhe mund të çojë deri në humbjen e gjymtyrëve.

Mjekët bëjnë thirrje që pacientët të kërkojnë menjëherë trajtim për ulcerën e këmbës, sepse mund të jetë çështje kohe që mund të bëjë diferencën, mes humbjes apo jo të një gjymtyre./tvklan.al