Gazetari Osman Stafa ka ndërmarrë një nismë të bukur për të ndihmuar kategoritë me aftësi të kufizuara në lëvizje. Ai hyn në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan me disa tapa shishesh plastike në dorë të cilat janë themeli i nismës.
Osman Stafa: Është shumë e thjeshtë. Unë e them, teksa po qëndroja vetëm në rrugë munda që t’i merrja.janë tapa shisheje plastike, çdo lloj shisheje plastike që çdo njeri mundet që ti mbledhë dhe në momentin që ne do i grumbullojmë, i shesim.
Gazetari shpjegon se cili është procesi që vijon pas grumbullimit.
Osman Stafa: Ne me grumbullimin e këtyre tapave, pasi ti grumbullojmë i shesim te ricikluesi dhe me paratë që përftojmë do të mundësojmë karrige me rrota dhe proteza për ata që kanë nevojë. Bëhet fjalë për fëmijë të cilët për arsye të ndryshme…
Aldo: Për fëmijë?
Osman Stafa: Kryesisht për fëmijë sepse është lista e parë, pastaj do vazhdojmë me pjesën tjetër. Janë fëmijë të cilët për shkaqe të ndryshme kanë humbur gjymtyrët që prej lindjes apo prej situatave të ndryshme dhe e përjetojnë shumë keq duke qenë se në Shqipëri të aktën nga rastte konkrete kam amrrë si feedback se ka shumë bullizëm dhe këta fëmijë do të duhet që të kenë proteza në mënyrë që të ngrihen në këmbë dhe të shkojnë në shkollë. Një rast që të paktën kemi ndihmuar në fillim të shkollës, kishte një javë që nuk shkonte në shkollë për shkak se amputimi i këmbës së tij ishte larg gjurit dhe nuk mund të shkonte në shkollë, ishte nga Sukthi i Durrësit. Mundëm që ta ndihmojmë duke qenë se një shqiptar i mirë nga Suedia deklaroi se unë nuk mund të sjell dot të ardhura në Shqipëri, por mundëm që të kontribuojë që t’i mundësojë drejpërdrejt.
Stafa shton se pjesëmarrja ka qenë masive, pa dallim grupmoshe e gjinie dhe janë angazhuar edhe fëmijë e studentë. Mes të tjerash, ai specifikon edhe sasinë e tapave që nevojitet për një protezë.
Osman Stafa: Për një protezë do duhet një sasi rreth 1 ton.
Aldo: Sa the, 1 ton?
Osman Stafa: Është e arritshme, është plastikë.
Aldo: Sa peshon 1 tapë?
Osman Stafa: Është me kilogramë, por në momentin e parë që e mendova që ma thanë që është një kosto kaq e madhe thashë sa shumë, por në momentin që bëra mbledhjen e parë, grumbullimin në fund të Shtatorit bashkë me pjesën tjetër të grupit, mund të kemi arritur 700-800 kg me një mbledhje. Mbledhja e dytë do jetë pas dy muajsh, në fund të Nëntorit, mbledhja e tretë… pra nuk do jetë një fushatë me 6 muaj apo një vit.
Fushata ka rreth 12 vite që zhvillohet në Turqi, Greqi e Itali dhe përveç qëllimit që i shërben, ka edhe ndikim pozitiv në mjedis.
Osman Stafa: Tapat e shisheve plastike qenkan shumë të dëmshme për ambientin. Vetë kur shkova në Greiq për pushime, pashë që shishet e ujit normal nuk shkëputeshin nga shishja, tapën nuk e hiqje. Kjo nuk ka hyrë akoma në Shqipëri në masivitet, por që mundohen që tapën mos ta shkëpusin nga shshja plastike sepse është e dëmshme kur hidhet.
Gazetari përmbyll se të gjithë ata që duan të jenë pjesë, pasi të kenë mbledhur një sasi të konsiderueshme mund ta kontaktojnë përmes rrjeteve sociale dhe të përcaktojnë një vend për dorëzimin./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
