“Kurrë mos u dashuro me një lojtar të huazuar”. Kështu e titullon “Sofascore”, portali i specializuar i statistikave të futbollit europian, një postim për Ernest Muçin.
I referohet faktit që sulmuesi i Kombëtares shqiptare aktivizohet tek Trabzonspori, por kartonin e tij e zotëron skuadra e Besiktashit.
Krahasimi mes të dhënave të këtij sezoni me ato të mëparshme është i dukshëm për Ernest Muçin, i cili ka përmirësuar çdo statistikë, duke nisur që nga golat, te goditjet në portë, asistet dhe pasimet kyç.
24-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola në këtë sezon në Trabzon, ndërsa një sezon më parë vetëm 4.
Muçi është shndërruar në një protagonist në kampionatin turk, teksa ekipi i Trabzonsporit zotëron të drejtën për ta blerë kartonin e tij nga Besiktashi për shifrën e 8.5 milionë eurove.
Në Turqi u raportua se kanë nisur negociatat për uljen e çmimit të tij, diçka që është mohuar kategorikisht nga klubi i Besiktashit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
