Me asistin e dhënë këtë fundjavë në kampionatin turk, Ernest Muçi bëhet një nga asistuesit më të mirë në Europë.
Në këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shërbyer shokët e skuadrës 6 herë, duke u renditur në 5 të parët, llogaritur këtu kampionatet më kryesorë të Europës.
Vetëm Grul në Bundesligë dhe Tovë në Francë kanë dhënë 7 asiste këtë sezon, 1 më shumë sesa Muçi, teksa ky i fundit rreshtohet përkrah Harry Kane dhe Nusës.
Kundër Gaziantep, 25-vjeçari realizoi edhe një supergol nga jashtë zone duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur për performancën time, por edhe për fitoren. Këtë vit kam më shumë eksperiencë dhe po mësoj nga lojtarët kampionë me të cilët po stërvitem. E rëndësishme është që të jem me këmbë në tokë dhe të vazhdoj të punoj”, tha Muçi.
Muçi ka shënuar 3 gola në këtë sezon, teksa me paraqitjet e tij ka fituar edhe statusin e titullarit në Kombëtaren shqiptare.
/tvklan.al












Botërori 2026 
