Nanoplastikat absorbojnë gjurmët e metaleve të rënda, që janë te pranishme në ekosisteme. Dhe përtej kësaj, arrijnë t’i fusin me lehtësi sërish në zinxhirin ushqimor, përfshirë organizmin e njeriut.

Nga eksperimentet e kryera rezulton se janë shumë efikase në përthithjen e joneve të metaleve të rënda në natyrë, ku brenda 5 minutave janë në gjendje të thithin 99% të tyre.

Nanoplastikat janë fragmente plastike në dimensione shumë të vogla, nga 0.001-0.1 mikrometër dhe kanë formë jo të rregullt, e si rrjedhojë lidhën mirë.

Ky mund të jetë faktori kryesor që ndikon në përthithjen e tyre kaq të lartë të lëndëve kaq toksike si metalet e rënda si plumb, kobalt, zink etj, e duke lehtësuar penetrimin e tyre në organizmat e gjallë, duke krijuar biogrumbullim helmues.

Pra shtohet lista e dëmëve që sjell mateliali i plastikës, që në nivel global ka një prodhim prej rreth 506 mln ton në vit.

Klan News