Spanja konfirmoi edhe një herë superioritetin në grup, duke mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 0-2 dhe duke siguruar fitoren e pestë radhazi.
Kampionët e botes e zhbllokuan sfidën në minutën e 39-të, kur Alex Baena u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadres.
Në pjesën e dytë, spanjollët gjetën sërish rrugën e rrjetës me Yeremy Pino, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Për çekët, mbrëmja u bë edhe më e vështirë në minutën e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë.
Në minutën e 96-të, Marc Pubill shënoi golin e dytë dhe vulosi përfundimisht suksesin e Spanjës.
Falë kësaj fitoreje, skuadra e Luis de la Fuentes arriti në kuotën e 15 pikëve, duke kryesuar bindshëm grupin, ndërsa Republika Çeke mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Anglia, që mposhti Kroacinë 2-1 në Wembley.
Morgan Rogers zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, ndërsa Petar Sucic barazoi për kroatët në të 59-ën.
Vetëm pesë minuta më vonë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Anglia fitoi një penallti, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë sukses, Anglia e Thomas Tuchel arriti në 12 pikë dhe ruajti vendin e dytë, ndërsa Kroacia mbeti me tri pikë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
