Përplasja mes Cristiano Ronaldo dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, ka kaluar edhe në politikën portugeze, ndërsa Parlamenti raportohet se i ka dërguar një mesazh urgjent Federatës Portugeze të Futbollit.
Konflikti mes dy palëve shpërtheu të mërkurën e kaluar, pas të cilit Ronaldo u largua nga grumbullimi me avionin e tij privat dhe deklaroi se “e vërteta” do të bëhej publike.
Fillimisht u raportua se kjo situatë mund t’i jepte fund karrierës së tij me kombëtaren, por më pas u shfaqën sinjale për një pajtim të mundshëm. Federata Portugeze ka nisur të shqyrtojë mundësinë e një takimi mes Ronaldo dhe Jesus për të zgjidhur konfliktin.
Një takim pritet të zhvillohet gjatë javës dhe prej tij pritet të kuptohet nëse ka hapësirë për një marrëveshje. Mediat portugeze raportojnë se edhe kryeministri Luis Montenegro është përfshirë në përpjekjet për të qetësuar situatën dhe se ka kontaktuar palët.
Rëndësia e Ronaldos për Portugalinë është edhe sportive, edhe simbolike, ndërsa situata merr një dimension tjetër për shkak të Botërorit 2030, që Portugalia do ta organizojë së bashku me Spanjën dhe Marokun.
Në këtë turne, Ronaldo pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në aspektin promovues dhe komercial për futbollin portugez.
/tvklan.al












Botërori 2026 
