Kompozitori, Zef Çoba, ishte i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur për ndarjen nga jeta të artistit dhe mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda.
Ai u shpreh se Deda është i papërsëritshëm dhe se do të mbetet gjatë mes njerëzve me artin e tij të madh.
Çoba gjithashtu shprehet se do të donte që të kishim më shumë filma nga aktori i njohur i humorit, pasi sipas tij, ai nuk u shfrytëzua në maksimumin e vlerave që posedonte.
Aldo: Zef Deda, na mblodhi dhe i mblodhi të gjithë shqiptarët sërish sot.
Zef Çoba: Unë jam rritur me Zefin. Ne i përkasim asaj gjenerate që jemi kultivuar në mjediset ku zhvillohej arti në Shkodër. Në fëmijërinë tonë ka qenë Shtëpia e Pionerit që na ka mbledhur, aty janë dalluar prirjet tona. Pastaj kemi vazhduar rrugëtimin nëpër mjediset ku kemi kultivuar këtë prirje dhe pastaj u ndamë në profilet profesionale.
Aldo: Megjithatë, besoj se ti e ruan, e mban mend diçka që e kujton gjithmonë. Qoftë një situatë ngacmimi apo humori me Zefin.
Zef Çoba: Unë jam në një karrierë profesionale dhe di që artistët kanë një vlerë të vetën, por kjo vlerë, falë bashkëpunimit merr gjithçka. Kështu ka ndodhur dhe me Zefin. Dhe kujtimet më të forta për Zefin janë ajo çka unë kam vlerësuar tek ai. Unë kam pasur fati të bashkëpunoj me Kinostudion dhe quhej humbje të artit tonë kombëtar si Zef Deda, nuk ka qenë protagonist në filmat tonë. I thoja “shikojeni mor, mund të bëni filma që ai është personazhi që shkëlqen”. Dhe nuk kemi filma nga Zefi. Zefi iku pa një ‘musical’, ku ishte person i kompletuar me të gjitha. Ishte i kompletuar me të gjitha shprehitë. Këto personazhe nuk u shfrytëzuan në maksimumin e vlerave që mund të transmetoje, mund të jepje. Por nga ana tjetër Zefi është një emër i madh që, nuk besoj se lë diçka mangët. Zefi është i papërsëritshëm, domethënë në çdo rrethanë do të ishte mungesa e Zefit, por Zefi mbetet me artin e tij të madh. /tvklan.al












Botërori 2026 